Transmetuar më 27-01-2020, 17:22

Prokuroria apelon vendimin e gjykatës që pushoi dosjen ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Më 13 janar Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes për akuzën e falsifikimit të formularëve ndaj kryedemokratit, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe ish-financierit Ilir Dervishi.

Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk do të hetohet për të ashtuquajturën çështja e lobimit rus.

Gjyqtari Lazër Sallaku e pushoi procesin penal dhe akuzën me argumentin se deklarimet e Nick Muzin se kishte marrë para nga PD e Basha ishin të pabesueshme dhe të pashoqëruara me prova.

Ndërsa pritet vendimi i apelit për të kuptuar fatin e hetimit me lobimin rus dhe përgjegjësin e kreut të opozitës, i cili këtë proces e ka quajtur të montuar politikisht.

Por si është historia e lobimit?

Akuzat kanë të bëjnë me një shumë prej 650.000 dollarësh, të paguara në 2017 lobistit amerikan Nikolas Muzin për llogari të Partisë Demokratike, por këtë shumë PD nuk ka deklaruar asnjëherë se e zotëronte.

Gjyqtari Lazër Sallaku, nuk i gjykoi të mjaftueshme si prova as dokumentet zyrtare të Departamentit amerikan të Drejtësisë, të cilat faktojnë disbursimin e atyre 650.000 dollarëve në emër të Partisë Demokratike dhe të padeklaruar në Shqipëri.

Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje asnjëherë lobistin amerikan Nikolas Muzinin të cilit iu paguan 650.000 $, megjithëse ai ishte një dëshmitar themelor për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme të të pandehurve dhe gjyqtarit Lazër Sallaku e mbylli çështjen para se Muzin të fliste./b.l/noa.al/