Transmetuar më 27-01-2020, 15:43

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Berlin me Kryeministrin Edi Rama, ku u pritën në një takim nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se kancelarja Merkel rikonfirmoi qartë pozicionin e Gjermanisë, ku sipas tij, Shqipëria ka tek Kancelarja Merkel një simbol të besimit tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman.

"Kancelarja Merkel rikonfirmoi qartë pozicionin e Gjermanisë: “Mbi të gjitha, ne duam të arrijmë një marrëveshje në Këshillin Europian të ardhshëm në Mars për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe gjithashtu me Maqedoninë e Veriut …. Të dy vendet kanë arritur shumë”.🇦🇱🇩🇪🇪🇺

Shqipëria ka tek Kancelarja Merkel një simbol të besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman. Mirënjohje Kancelares dhe Budestagut gjerman për vlerësimin dhe për mbështetjen e fortë në rrugën e Shqipërisë sonë drejt anëtarësimit në BE", shkruan Balla./b.l/noa.al/