Transmetuar më 27-01-2020, 15:28

I fut dorën një foshnjë 16 muajshe në ujë të nxehtë, në mënyrë që të largohej më parë nga puna.

Një vajzë e moshës 30-vjeçare, zgjodhi këtë mënyrë makabre për të ikur më parë nga puna.

Ajo tha se vajza kishte prekur gabimisht ujin e nxehtë, por versioni i saj nuk u besua nga prindërit dhe nëna.

Kështu u panë kamerat e sogurisë të instaluara në shtëpi, ku u pa se dadoja i kishte futur disa herë dorën në tenxheren me ujë të nxehtë foshnjës, për ta djegur.

Vajza ishte transferuar prej pak kohësh nga Myanmar në Singapor, për të punuar. Por ajo kishte mall për familjen dhe në mënyrë që të shkëputej më parë nga puna, simuloi ngjarjen, duke e ditur se në këtë formë për foshnjën do të kujdesej nëna, Amy Low, 40 vjeçe.

Tashmë 30-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet me dije rrezikon arrestin. /a.y/noa.al