Ky është horoskopi për ditën e martë 28 janar 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Do të ndiheni më të fortë në raport me të kaluarën, ku muaji do të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme sa i takon dashurisë. Mund të ketë lajme të mira dhe mundësi të favorshme për ndjenjat. Ndonjë problem do të mbetëet ende në punë, ku ka disa gjëra që duhen riparë.
Demi
Sa i takon dashurisë, muaji do të mbyllet në mënyrë shumë pozitive, ku yjet do të jenë mjaft të favorshme. Do të ndiheni disi të tensionuar, ndaj mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Në punë, duhet të tregoheni shumë të durueshëm dhe të mos iu përgjigjeni provokimeve. Bëni mirë që të gjeni marrëveshje, pasi do të dilni fitues.
Binjakët
Kjo e martë do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, ku nuk do të ketë krizë, por komplikimet nuk do të mungojnë. Edhe në punë, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, pasi mund të ketë të papritura ose vonesa.
Gaforrja
Do të ketë tensione në dashuri, pavarësisht se e keni Hënën dhe Venusin në shenjën tuaj. Ndoshta pasi do të keni mundësi që të bëni zgjedhje të rëndësishme. Në punë, mundohuni që të përfitoni dhe të nxirrni më të mirat prej saj.
Luani
Në dashuri do të ketë keqkuptime, të cilat duhen sqaruar brenda muajit. Mundohuni që të flisni hapur qysh në mëngjes, pasi pasdite gjërat do të bëhen më të vështira. Në punë ka shumë mundësi që të merrni kënaqësi të mëdha.
Virgjëresha
Në dashuri do të ketë shumë konfuzion. Yjet do të jenë në anën tuaj vetëm duke nisur nga shkurti. Tashmë duhet të mundoheni që ti merrni gjërat më qetësisht. Sa i takon punës, parashikohen projhekte të rëndësishme gjatë kësaj dite.
Peshorja
Përfitoni nga kjo e martë për të sqaruar diçka, pasi duke nisur nga mesjava do e keni më të vështirë. Gjatë kësaj dite do të ndiheni më energjik. Edhe sa i takon punës, do i përballoi situatat pa u stepur.
Akrepi
Në dashuri ndikimi pozitiv i Hënës do të ndihmojë të gjithë ato çifte që kanë probleme. Pasioni do të rizgjohet. Sa i takon punës, duhet të mbani në konsideratë disa raporte, të cilat duhen vlerësuar më mirë.
Shigjetari
Po nis një periudhë e mbushur me emocione të shumta, ku mund të ketë zgjedhje të rëndësishme sa i takon ndjenjave dhe jetës private. Yjet do të mbrojnë punën, ku do të ketë mundësi për aleanca të reja.
Bricjapi
Dashuria do të funksionojë më së miri, sidomos nëse jeni çift me një nga të lindurit e shenjës së peshqve ose akrepit. Bëni kujdes, pasi mund të ketë një kthesë të rëndësishme mbrëmjen e kësaj të marte. Në punë duhet të sforcoheni më shumë gjatë këtyre ditëve.
Ujori
Kjo është një ditë interesante, e mbushur me emocione dhe intriga sidomos për gjithë ata që duan të jetojnë histori të re, shkruan noa.al. Në punë nuk duhen nënvlerësuar takimet e reja, pasi mund të ketë marrëveshje të reja, të cilat nuk duhen humbur.
Peshqit
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, ku në dashuri Venusi do të ketë ndikim mjaft pozitiv dhe do të stimulojë emocione të bukura. Ata që janë çift, mund të gjejnë shumë thjesht zgjidhje. Në punë do të ketë zhvillime të favorshme, detyra dhe fitime. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd