Transmetuar më 27-01-2020, 12:58
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar gjatë super operacionit të zhvilluar ditën e sotme në Shijak.

Gjithçka ka të bëjë me pengmarrjen e paradites së 17 janarit, në zonën e Kamzës, pas dyshimeve se në këtë qytet mund të jenë fshehur autorët dhe se aty mund të mbahet 49-vjeçari Jak Prenga.

Dyshohet se pengmarrja e tij ka lidhje me aktivitetin e vëllait në Angli, në fushën e narkotikëve.

Më konkretisht rrëmbimi i tij dyshohet se ka lidhje me mos dorëzimin e një sasie prej 16 kilogramë kokainë, nga ana e vëllait të Prengës.

Pikërisht në Shijak, policia dhe RENEA, po ushtrojnë kontroll në kompleksin e vëllezërve Hajri, ku mendohet se mbahet 49-vjeçari.

Prenga u fut me forcë në makinë nga autorët ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën njolla gjaku nga përleshja, si dhe një këpucë, e cila mendohet se i përket 49-vjeçarit.

Dyshohet se pukjani, u fut me forcë në një makinë “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, duke u larguar në drejtim të Urës së Gjolës, në Fushë Krujë. /a.y/noa.al

Pengmarrja në Kamëz, policia përqendron operacionin në Shijak