Derbi i kryeqytetit italian, Roma-Lazio, ku rezultati mbetet i barabartë, ka dhuruar edhe emocionet e një debri, që u shoqërua me gafa portierësh.
Ndeshja plot emocione e anulime penalltish nga VAR, pati edhe gabime të pafalshme të dy portierëve në golat e realizuar.
Protagonisti i parë i gafës ka qenë gardiani i portës së Lazios dhe i Kombëtares sonë, Thomas Strakosha, i cili në minutën e 26-të doli në mënyrë tërësisht të gabuar, duke lejuar sulmuesin Edin Dzeko të shënojë avantazhin e Romës.
Por gafa e Strakoshës, si ajo e Turqisë në minutën e fundit me Kombëtaren, u zbeh ndjeshëm disa minuta më vonë, por kolegu romanist Pau Lopez grushtoi një top pa asnjë rrezik, që pas disa përplasjesh u dëtgua në rrjetë nga mbrojtësi Acerbi, i Lazios./NOA.al
https://youtu.be/-QIL4TIy0R8
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd