Transmetuar më 26-01-2020, 10:11

Eva Herzigova e cila ka sfiluar prej mbi 20 vitesh në tapetin e kuq, tashmë 46 vjeçe dhe me tre fëmijë, vijon të jetë në superformë.

Carla Bruni, 52 vjeçe, kishte po aq sukses si modele, ndërsa më tej filloi karrierën si aktore dhe këngëtare, si dhe u martua me Presidentin francez Nicolas Sarkozy.

Por pavarësisht se vitet kanë kaluar, dy ish-supermodelet nuk heqin dorë nga moda.

Eva dhe Carla u bënë bashkë për të festuar 50-vjetorin në botën e modës së stilistit Jean Paul Gualtier.

Herzigova u shfaq si një kukull seksi me një fustan transparent, ndërsa Bruni e veshur e gjitha me të zeza, por e buzëqeshur. /a.y/noa.al