Transmetuar më 25-01-2020, 16:13

Rrjeti i prostitucionit ku është përfshirë Hermes Nikaj (Zogu i Tiranës) ka nxjerrë në pah emra të njohur të ekranit dhe jo vetëm, të cilët thuhet se kanë lidhje me këtë cështje.

Modelja dhe këngëtarja Iva Aliko, e cila u përmend vetëm se coi Hermesin në shtëpi pas emisionit ku merrte pjesë, tregon se është ende e shokuar.

"Emri im nuk është i përfshirë fare në këtë çështje as nga policia, as nga prokuroria. Po të kisha lidhje në këtë çështje, të jeni të sigurt që as policia, as prokuroria nuk do më kishin kursyer as mua. Emrin tim e kanë dëmtuar portalet me titujt e tyre të shtrembëruar. S’kam çfarë flas, pasi nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje, pasi vazhdoj të jem akoma e shokuar me çfarë kam lexuar në lidhje me atë rrjet", tregoi ajo duke theksuar se nuk ka folur me Zogun që kur u arrestua.

E pyetur nga "Panorama" se përse është larguar nga vëmendja mediatike dhe kujt i është dedikuar, Iva përmendi studimet dhe jetën sentimentale.

"Iva aktualisht po i përkushtohet me kohë të plotë vetes dhe studimeve. Iva nuk ka në krah asnjë partner të famshëm, partneri im nuk ka asnjë lidhje me muzikë apo “shoëbiz”, por me biznes", tregoi modelja.

Ndër të tjera, shtoi se ka marrë ofertë punësimi në SHBA dhe mund ta konsiderojë si mundësi për tu larguar nga Shqipëria.