Është rënduar bilanci tragjik i viktimave pas tërmetit të rëndë mbrëmë në Elazig. Në një deklaratë për mediat Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave AFAD njoftoi se deri më tani janë 21 persona.
Ndërkohë numri i të plagosurve ka kaluar mbi 1030 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim. Flitet për së paku 30 persona nën rrënoja për të cilët vijojnë operacionet e shpëtim kërkimit.
Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.
Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, u raportuan dhe dhjetra paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.
Ai la pas ndërtesa të shkatërruara, dhe të kthyera në gërmadha, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për shpëtimin e personave të bllokuar apo dhe për nxjerrjen e trupave.
Kjo është panorama e frikshme e tërmetit, të cilat na kujtojmë ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Shqipëri në 26 nëntor.
Ndonëse temperaturat në këtë zonën shkonin deri në -7 gradë celsius, forcat e kërkimit vijuan gërmimet, ndërsa ky mëngjes i gjeti sërish duke kërkuar nën gërmadha./b.l/noa.al/