Përdoruesit e rrjeteve sociale janë revoltuar nga pamjet e një pjate në një restorant kinez.
Aty duket një person që lyen një mi në salcë dhe e ha të gjallë. Pjata njihet si "Tre lëvizjet" pasi ka minj të gjallë që ngordhin kur lyhen në salcë.
Ky lloj ushqimi është shumë i njohur në provincën Guangdong. Është e paqartë ku dhe kur u realizuan pamjet, por janë bërë virale në internet.
Kina e ka ndaluar një ushqim të tillë, por ende shërbehet në disa restorante.
Ndalimi erdhi pasi shteti aziatik po përballet me virusin vdekjeprurës Koronavirusi, i cili është përhapur edhe jashtë kufijve dhe po merr jetën e shumë personave.
Virusi transmetohet nëpërmjet ajrit prej tështimës apo kollitjes, por ka dyshime se ka të bëjë me mënyrën e ushqyerjes nga populli kinez.
Edhe supa me lakuriq nate, që është gjellë popullore veçanërisht në Wuhan, nga ku shpërtheu virusi, është hequr nga tregu. Shkencëtarët dyshojnë se virusi e ka origjinën tek ushqimet e tilla.