Transmetuar më 24-01-2020, 17:08
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Në afërsi të fshatit Pishkash, janë përplasur mjetet tip "Benz" dhe "Ford".

Si pasojë  drejtuesi i mjetit "Ford", i identifikuar me inicialet A.V., rreth 45 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Ende nuk dihet motivi i këtij aksidenti tragjik.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./a.m/noa.al