Transmetuar më 24-01-2020, 14:23

Maluma është një prej artistëve më të kërkuar të momentit në të gjithë botën. Ai ka arritur famë me anë të projekteve të shumta muzikore, por pamja seksi dhe rinore e kanë ndihmuar që të "çmendë" femrat.

Fansat e tij në Shqipëri kanë marrë sot një lajm të mirë.

Është konfirmuar data zyrtare e koncertit të tij në Tiranë dhe është 14 mars.

Kjo datë përkon edhe me festën e  Ditës së Verës në vendin tonë, prandaj atmosfera do të jetë edhe më festive.

Koncerti do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza, i cili pritet të mbushet plot prej fansave./a.m/noa.al