Transmetuar më 24-01-2020, 14:16

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, doli në një konferencë me Kryeministrin Edi Rama.

Rama falenderoi Presidentin e KiE, për ngushëllimet dhe interesimin e posaçëm lidhur me situatën e vështirë të krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit si dhe angazghimin e tij personal për të ndihmuar që Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel, të jetë një sukses dhe populli shqiptar dhe në mënyrë të posaçme ata që kanë humbur strehën të marrin mesazhin e qartë që Europa është pranë dhe "nuk do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtim".

“Kemi folur edhe për procesin e reformave dhe ecurinë e procesit të integrimit, ndamë pikëpamje për çfarë është arritur dhe çfarë do arrihet dhe mbi diskutimin e brendshëm të BE, për atë që njihet si metodologjia e re e zgjerimit dhe në tërësi më vjen shumë mirë që Presidenti ka shprehur vullnetin për të qenë posaçërisht i angazhuar, në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal dhe të një qasje të re të Brukselit në raport me zhvillimin ekonomik të rajonit”, u shpreh Rama.

Ai e cilësoi vizitën e tij në Tiranë, si një mënyrë për çesljen e një faze të re dialogu.

Nga ana e tij Michael, shprehu solidaritet me familjet e prekura nga tërmeti dhe ngushëllime për jetët e humbura.

“Inkurajojmë konferencën e donatorëve që do të mbahet në shkurt, ku përtej mëshirës të ketë mbështetje reale për popullin tuaj”, u shpreh Michael.  /a.y/noa.al