Transmetuar më 24-01-2020, 10:25

Nën akuzën e goditjes së një punonjësi të Policisë Rrugore për shkak të detyrës, vihet në prangat e policisë një person në Tiranë.

Efektivët e komisariatit Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të F. N., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit.

Por dhe gjatë komunikimit të masës administrative, gjobë, të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, F. N., ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor.

Kjo bëri që të vihet në prangat e policisë i akuzuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. /a.y/noa.al