Transmetuar më 24-01-2020, 09:47

Aktorja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Olta Gixhari është kthyer pas në kohë duke publikuar një video të disa viteve më parë, teksa ka qenë pjesëmarrëse në programin e realizuar në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Në 1 javë’.

Ajo çfarë bie në sy nga këto pamje është pamja mjaft e qeshur e Oltës, teksa ka treguar se nëse do ta fitonte çmimin e programit, çdo gjë do shkonte për pasionin e saj më të madh teatrin.

“Katër vite më parë, bashkë me ndihmën e ‘Top Channel’, #ejanëteatër ishte një nismë e iniciuar nga unë. Ky hashtag u bë i famshëm në emisionin ku unë isha pjesë ‘Në një javë’. #ejanëteatër e titullova kauzën për të cilën ‘luftoja’ çdo javë ‘Në një javë’.

Jam e lumtur dhe krenare që ky hashtag sot është i famshëm dhe përdoret në çdo shfaqje. Apo jo moj @arbanao”, ka shkruar Gixhari krah postimit të saj në rrjetet sociale./b.l/noa.al/