Transmetuar më 23-01-2020, 22:56

Poetja, Flutura Açka, foli për largimin masiv dhe dramatik të shqiptarëve, sidoemos gjatë 4 viteve të fundit.

Sipas studimeve dhe përllogaritjeve të institucioneve të huaja, Shqipëria me këto ritme rrezikon që pas disa vitesh të mbetet me një popullsi prej 500 mijë banorësh.

Poetja shtron domosdoshmërinë e politikave sociale në mbështetje të familjes shqiptare për të frenuar emigrimin masiv, por edhe për të rritur lindshmërinë.

Në të kundërt, – theksoi ajo, e ftuar në Ora News – vendit dhe kombit tonë do t’i shkaktohet një dëm i pariparueshëm në të ardhmen.

"Jetoj mes Shqipërisë dhe Holandës. Edhe Holanda, mes vendeve europiane është me popullësi më të vogël dhe e ka të nevojshme të mbrohet. Sot politkat holandeze e ndihmojnë familjen holandeze në atë formë sa është gjëja më normale që të shohësh familjen bazë me 3-4 fëmijë", – u shpreh Flutura Açka.

"Po të shikosh kurbën e lëvizjeve në 10 vitet e fundit është dramatike. Çfarë po ndodh me shqiptarët sot dhe pse ikin shqiptarët sot? Çfarë do të bëhet sot se na kanë ikur në 3-4 vitet e fundit së paku 500 mijë shqiptarë? Pyetja është pse ikin, pse u është mërzitur vendi i tyre kaq i bukur shqiptarëve? Këta janë "armiqtë" tanë, nuk e kuptojnë se po i bëhet një dëm i pariparueshëm Shqipërisë", u shpreh poetja dhe shkrimtarja e njohur.

Është hedhur edhe ideja e punësimit të palestinezëve apo afrikanëve, duke parë boshllëqet që janë krijuar nga largimi masiv i shqiptarëve, si dhe nevoja për fuqi punëtore në sektorë të veçantë.

Flutura Açka tha se padrejtësisht e kanë bërë edhe anti-shqiptare.

"Në këtë vend më kanë bërë antishqiptare, joshqiptare, më kanë fyer me fis e me farë me artikuj ekskluzivisht në faqen e parë të gazetës vetëm se atyre ju dukem një zë kritik. Por asnjëherë nuk jam tërhequr sepse ka një gjë që është më primare sesa personalisht unë dhe egoja ime, sedra personale. Një nga arsyet që mund ta kisha lnë Shqipërinë është kjo, sepse jam ndier e poshtëruar nga njerëzit e mi, bashkëqytetarët e mi", u shpreh ajo.

"Është pjesa që nuk e prezanton këtë vend. Lexuesi im është krejt ndryshe. Ajo është një minorancë parazite që i atashohet politikës në këto 30 vjet dhe këta e kanë helmuar dhe toksifikuar shoqërinë shqiptare dhe kanë krijuar idenë se vetëm po të ngjitesh në politikë mund të mbijetosh në këtë vend. Këtë gjë ua kemi trashëguar edhe atyre fëmijëve në kafene, që rrinë në kafene dhe shohin se kur do ti ngjiten dhe zbresin lali Erit, xhaxhit tjëtër, tjetri që do të vijë nesër dhe pasnesë. Ose jashtë ose kështu, por në fakt nuk është kështu dhe kjo duhet të fillojë nga shkolla".

Duke u krashasuar me vendet e rajonit, politika e mprapshta duket se janë shkaku kryesor i fenomenit.

Politikat nuk shpjegojnë dot, se përse nuk largohen nga posti dhe jo nga vendi të korruptuarit dhe njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me detyrën që mbajnë në administratë.

Si mund të zhvillohej buqjësia apo sektori i industrisë së lehtë, nëse nuk punohet dhe nuk ka ide për ta zhvilluar atë. /NOA.al