Një vit nga zhdukja e Arben Asllanit, babai kërkon i tij kërkon hetim nga autoritetet (FOTO)
Transmetuar më 23-01-2020, 21:20

Bekir Asllani kontaktin e fundit me djalin e tij e pati si sot një vit më parë.

35-vjeçari Arben Asllani konsiderohet prej një viti person i zhdukur.

Bekiri thotë se nuk ka hasmëri me askënd dhe nuk ka ndonjë dyshim se kush ka mundur t’ia rrëmbejë të birin, por dyshimet e tij ngjallen në autoritetet pse ato prej një viti nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje për hetimin.

"Heshtjen e arsyetoj me një prapavijë jo të pëlqyeshme se ose e mbrojnë dikë ose ka edhe struktura të përziera të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë situatë", – thotë babai Bekir Asllani.

Babai i dy fëmijëve, herën e fundit është parë në orën 9 të darkës së 23 Janarit të vitit të kaluar, duke hipur në makinën e tij pasi që kishte dal nga banesa në Veri të Shkupit.

Familjarët tani në shenjë proteste kanë dalë para institucionit ligjvënës dhe kërkojnë në autoritetet e shtetit që të ndërmerren masa për gjetjen e djalit të tyre.

"Më kanë thënë se do të punojmë duke marr hapa konkret që të zbardhet rasti. Madje zëvendësministri Nuhiu pati deklaruar se ka pamje nga kamerat e sigurisë, dhe janë duke u përpunuar kontaktet telefonike. Por nuk ka asgjë. Vetëm premtime ka por asgjë në vepër", – shprehet më tej Bekir Asllani.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë duke hetuar në zbardhjen e rastit së zhdukjes misterioze të Bekir Asllanit.

Sipas të dhënave zyrtare nga MPB deri në këto momente 134 persona konsiderohen si të zhdukur, ndërsa në faqen zyrtare të MPB-së ekzistojnë të dhëna dhe fotografi vetëm për 62 prej tyre. /NOA.al

Loading...
Loading...