Transmetuar më 23-01-2020, 16:36

Një institucion privat i arsimit të mesëm dhe të lartë që vepronte në Tiranë që me 1 dhjetor të vitit 2000 është mbyllur.

Në datën 17 janar 2020, Ministria e Arsimit vendosi që të mbyllet shkolla "Saadi", e financuar nga Irani. Vendimi erdhi disa ditë pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria.

Zyra e shtypit informoi se Ministria finalizoi procesin e nisur prej vitit të shkuar dhe nxënësit u vendosën në institucione të tjera.

MAS ka detyruar institucionin që:

Të kthejë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollit dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj tyre

Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollorë që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit para universitar.

Të vërë në dispozicion të zyrës vendore të arsimit para universitar, Tiranë, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë urdhër.

Të mbulojë të gjithë shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve në zbatim të këtij urdhri

Të dorëzojë në zyrën vendore të arsimit para universitar Tiranë të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë e kryer.

Një grup pune renda tre ditësh do të marrë masa për mbylljen e këtij institucioni si dhe  transferimin e nxënësve në institucione të tjera. Gjithashtu ky grup duhet të administrojë të gjithë dokumentacionin.