Transmetuar më 23-01-2020, 15:39

Këngëtarja Elvana Gjata duket se nuk do të jetë pjesë e Eurovision 2020. Një ditë më parë thuhej se ajo do të përfaqësonte San Marinon me këngën "Me tana", por duket se jo.

Një postim i fundit në Instagram nga faqja “Oikotime”, këngëtajra shqiptare Inis Neziri është takuar me personat përkatës dhe kanë ardhur në Tiranë për të folur për detajet.

Vajza e talentuar shqiptare, e cila ka korrur shumë suksese së fundmi me sa duket do të përfaqësojë këtë shtet të vogël në festivalin e madh.

Megjithatë, kjo mbetet e pakonfirmuar dhe nuk dihet nëse Inis Neziri do të jetë pjesë e Eurovision.

Ndërkohë Shqipëria do të përfaqësohet nga Arilena Ara me këngën "Shaj" në "Eurovision 2020".

Festivali europian mbahet nga datat 12 maj 2020 – 16 maj 2020 në Hollandë./a.m/noa.al