U përpoq të ndalte dhunën ndaj nënës, adoleshentja i ngul thikën babait
Transmetuar më 22-01-2020, 20:55

Një adoleshente u përpoq të ndalonte dhunën në familje duke kryer nëj krim. Ajo donte të shpëtonte nënën nga duart e babait dhe nxitoi të merrte një thikë në kuzhinë.

Jessica Breeze, 20 vjeçe pranoi në gjykatë se goditi babain Colin Brady, 49 vjeç. Krimi në familje ndodhi një vit më parë kur adoleshentja i nguli thikën në mushkëri, në një thellësi prej 18 cm.

Ai u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur prej humbjes së gjakut.

Në dëshminë e saj, Jessica pretendon se po mbronte veten dhe nënën e saj Kelly Breeze pasi Colin u bë i dhunshëm në shtëpinë e tyre në Middlesbrough, Teesside.

Gjithçka nisi nga një konflikt në familje ku Colin goditi vazhdimisht vajzën dhe kërcënoi se do ta vriste bashkë me nënën. Kështu vajza mori guximin që ta vriste më parë.

Vajza mohon të ketë kryer vrasje dhe pohon se ishte vetëmbrojtje. Prokuroria vijon ende hetimet. /a.m/noa.al

Loading...
Loading...