Updated; 20-01-2020, 07:06

Banka e Shqipërisë për nevoja të plotësimit të vendeve vakante të punës, shpall për konkurrim një vend të lirë në pozicionin e punës “Specialist për sigurimin e brendshëm”, në Zyrën e Sigurimit të Brendshëm, Sektori i Sigurimit dhe Mbrojtjes Fizike pranë Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes (DSM). 

Detyrat sipas përshkrimit të punës së pozicionit të lartpërmendur, ndër të tjera, përfshijnë:

– Zbatimin e proceseve të punës që lidhen me implementimin e masave të sigurisë dhe mbrojtjes fizike në objektet e Bankës së Shqipërisë, për realizimin me përgjegjësi të lartë të shërbimit të mbrojtjes dhe sigurisë së personelit, aseteve të Bankës, si dhe vlerave monetare

– Organizimin dhe bashkërendimin e punës me qëllim parandalimin, bllokimin dhe minimizimin e riskut që mund të shkaktohen ndaj Bankës së Shqipërisë.

– Zbatimin e detyrave të ngarkuara sipas kuadrit rregullator dhe planeve të punës të miratuara nga Administratorët e institucionit dhe drejtuesit e njësisë, me qëllim garantimin e vazhdimësisë së punës në lidhje me proceset e sigurisë dhe mbrojtjes së institucionit. 

– Kryerjen në kohë dhe me cilësi të detyrave të ngarkuara, duke raportuar për shkeljet proceduriale dhe administrative gjatë kohës së punës. 

Ndër kriteret që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin e lartpërmendur “Specialist i sigurimit të brendshëm”, janë si më poshtë vijon:

a. Edukimi, trajnimi dhe eksperiencat të kërkuara për kandidatët që aplikojnë për këtë pozicion:

– Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurrim preferohet të jenë diplomuar në universitete/fakultete ushtarake (Akademi Ushtarake e Forcave të Armatosura dhe Akademia e Lartë e Rendit, me sistem të plotë brenda ose jashtë vendit).

– Preferohet të kenë përvojë pune mbi 5 (pesë) vjet pa shkëputje, në institucionet e sigurisë (kryesisht në institucionet e Policisë së Shtetit,  Ministrisë së Mbrojtjes ose institucione të tjera të sigurisë në vend);

– Të ketë njohuri bazë të lëndëve të rrezikshme (eksplozivë, lëndë kimike, barute të ndryshëm etj.,) për zbulimin dhe parandalimin e riskut të tyre;

– Të jetë i aftë në zgjidhjen e problemeve të pa parashikuara që mund të krijohen ose lindin gjatë kryerjes së detyrës, kur cenohet siguria e objekteve, jetës së punonjësve të Bankës apo vlerave të saj.

b. Aftësitë, cilësitë dhe eksperiencat e preferuara për kandidatët që aplikojnë për këtë pozicion:

– Të ketë njohje e të paktën një gjuhe zyrtare të Bashkimit Evropian, preferohet gjuha angleze, mundësisht e dokumentuar;

– Të ketë kryer kurse profesionale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes fizike (mundësisht të dokumentuara);

– Të ketë aftësi shumë të të mira komunikuese, rrjedhshmëri në të shprehur dhe formulimin e shkresave/informacioneve;

– Të ketë njohuri në programet kompjuterike (Microsoft Office, etj.) dhe ti përdorë ato.

Dokumentet e kërkuara:

Kandidatët që do të aplikojnë për konkurrim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme;

– Jetëshkrimi (Curriculum Vitae);

– Letër motivimi/interesi e cila përmban arsyet dhe pritjet e kandidatit i cili kërkon të punësohet pranë Bankës së Shqipërisë;

– Diplomë të shkollës së lartë;

– Dokumenti i/e diplomimit me gradë shkencore, (në qoftë se ka);

– Listë Notash;

– Dëshmi të ndryshme kualifikimi (në qoftë se ka);

– Deklaratë prezantuese/reference nga eprori i tij, punëdhënësi i fundit apo profesori i tij (në qoftë se ka);

– Dëshmi të gjuhëve të huaja (në qoftë se ka);

– Raporti i aftësisë në punë; 

– Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;

– Certifikatë e gjendjes familjare;

– Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe Kodit të Punës;

– Fotografi 2 (dy) copë;

– Fotokopje e kartës së identitetit;

Kandidatët mund të paraqiten çdo ditë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës së Shqipërisë në adresën Sheshi Skënderbej nr.1 Tiranë për të tërhequr formën e aplikimit, ose mund ta shkarkojnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen zyrtare të institucionit në internet:

https://www.bankofalbania.org/Punoni_me_ne/Mundesi_punesimi/Vendim_nr_21_Per_miratimin_e_rregullores_Per_marredheniet_e_punes_te_personelit_te_Bankes_se_Shqiperise.html 

Konkurrimi në Bankën e Shqipërisë bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me tre faza:

1. Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe me gojë e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurrimit;

2. Në fazën e dytë zhvillohet testimi me shkrim:

i. për zotërimin e gjuhës angleze; 

ii. për nivelin e njohurive profesionale. 

Në qoftë se rezultati i testimit me shkrim për zotërimin e gjuhës së huaj dhe nivelin e njohurive profesionale është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurrimit; 

3. Në fazën e tretë zhvillohet intervistimi me gojë i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm si dhe vizionin personal mbi statusin dhe veprimtarinë e Bankës.

Dokumentacioni të paraqitet brenda datës 3 shkurt 2020. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument.

– Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Bankës së Shqipërisë, për t’u njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallur për konkurrim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Banka e Shqipërisë;

– Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Bankën e Shqipërisë, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme. 

(Kujdes: Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).