Transmetuar më 20-01-2020, 22:33

Detaje të tjera dalin nga vrasja e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit, Tiranë.

Vilson Tafçiu (Noka), 28-vjeç, jetonte në zonën e Institutit, në Tiranë, dhe kishte ardhur në Astir për të varrosur gjyshen, që i kishte vdekur këto ditë.

Ai ishte me origjinë nga Dibra.

Vilson Tafçiu ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018-ës në France, ku pak ditë më vonë më 12 mars e kanë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar aty një vit.

Ka bërë 8 muaj në paraburgim dhe më 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca në Shqipëri.

Në momentin e ngjarjes së sotme, i riu me origjinë nga Dibra, ka qenë duke konsumuar kafe me dy vajza të tjera në lokalin më të frekuentuar në Astir, kur është thirrur nga një person, për të dalë jashtë.

Tafçiu ka dalë në krah të lokalit, ku është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar, duke u plagosur fatalisht.

Policia ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

/NOA.al

Trupi i të ndjerit në vendngjarje