Transmetuar më 20-01-2020, 21:46

I riu që u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme është identifikuar si Vilson Tafçiu, 28 vjeç.

Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit në Tiranë rreth orës 20:45.

Ai ishte i shoqëruar nga dy femra, kur autorët e thirrën të dilte jashtë lokalit dhe e qëlluan duke i shkaktuar vdekjen.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur grupin hetimor me qëllim kapjen e autorëve.

Ende nuk dihet motivi që solli vdekjen e të riut. /a.m/noa.al