Transmetuar më 20-01-2020, 21:20

Gazeta gjermane “Bild” ndryshe nga përgjimet me shitblerjen e votave, fshiu disa orë pas botimit artikullin për financimin e fshehtë në llogari të PD-së dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka duke përmendur termat e një kolegut të tij tha se ishte “masturbim politik që i zgjati pak socialistëve, nuk arritën dot as në organizëm”

Po a ka ndërhyrë PD-së për të fshirë këtë shkrim, sipas asaj që pretendojnë socialistët?

Ish deputeti demokrat e mohon kategorikisht një gjë të tillë.

Paloka ishte i ftuar në studion e intervistës së Televizionit Ora ku tha se, “as që bëhet fjalë që ne të ndërhyjmë për gjëera të tilla."

"Është Balla dhe Fuga që merren me futje dhe nxjerrje lajmesh të rreme me pagesë nëpër mediat e tjera por mesa duket me BILD nuk i eci", shtoi Paloka.

"Madje duke bërë shaka thamë mos u ka ngritur ndonjë kurth “Bild” sa e bëri Taulantin të lëpinte të gjithë pështymat që kishte hedhur për BILD, kur ajo publikoi përgjimet për vjedhjen e votave. Dy orë qëndroi ai publikim online. Ata që e prisnin e morën menjëherë ta shpërndanin".

I pyetur nëse kishte sinjale që BILD do publikonte një shkrim të tillë, Edi Paloka theksoi:

"Nuk punon njeri nga PD tek “BILD”  thotë Paloka duke shtuar se ajo që është publikuar është ribotim i Mother Jones por që me ironi Paloka e quan “Father Soros”."

"Janë sajesa të bëra në zyrën e Ramës. Janë cuar atje dhe është paguar për ti botuar. Edhe drejtësia e kapur nga Rama nuk arriti ti vërtetojë, sepse ishte një përrallë e trashë, sa as sigurimi i shtetit nuk do e bënte kaq të trashë".

"Çfarë përpiqen tu mbushin mendjen shqiptarëve se Basha bleu Putin e Trump që të pengonte integrimin e Ramës. Ju mendoni se Taulant Balla e mban hapur BILD dhe sapo doli e mori të bëjë share? Kaq mjafton të kuptohet. Publikimi erdhi menjehere pas tryezes per reformen zgjedhore", u shpreh ndër të tjera Paloka.

/NOA.al