Parashikimi i motit për sot, 20 janar 2020 dhe javën e re
Transmetuar më 20-01-2020, 00:22

Këtë të diel kaluam një ditë me reshje lokale shiu dhe dëbore në zonat malore. E gjitha kjo, ishte ndërprerje e shkurtër e ditëve me diell.

Java që pritet të nisë, do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare. Më të përqendrura vranësirat, do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit.

Mjegulla dhe mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar.

Aty ku temperaturat do të jenë negative, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.

Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut e lehtë. Gjatë së hënës e të enjtes mesatare në brigjet detare. Deti pak i valëzuar e ditën e enjte i trazuar.

Masat ajrore të paqëndrueshme nga Europa perëndimore janë afruar drejt Ballkanit perëndimor të cilat do të kushtëzojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës një mot relativisht të paqëndrueshëm. 

E Hënë 20 Janar 2020

Fillimi i javës, datë 20 Janar 2020 moti do të rikthehet në stabilitet, pra koha do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Zona lindore do të ketë prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes. Temperaturat min dhe max: Zonat  malore  -3/5°C – Zonat e ulëta  4/16°C – Zonat bregdetare 6/16°C

 

Loading...
Loading...