Detajet/ Pas dy tërmeteve mbi 4 ballë në vendin tonë, lëkundjet më të forta zhvendosen në Kinë (harta)
Transmetuar më 19-01-2020, 15:38

Dy tërmete, në harkun e 15 minutave, janë rregjistruar gjatë ditës së sotme në vendin tonë.

Tërmeti i parë ishte i magnitudës 4.4 ballë dhe i dyti, që u rregjistrua rreth 15 minuta më vonë, i madhësisi 4.3 ballë.

Epiqendrat e dy tërmeteve ka qenë e njëjtë, rreth 64 kilometra në juglindje të Tiranës, 24 kilometra në jugperëndim të Peshkopisë.

Tërmeti kishte një thellësi lokale prej 10 kilometrash.

Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe janë ndjerë dhe në kryeqytet.

Sipas dëshmive, në Peshkopi dhe zonat përreth janë ndjerë më shumë lëkundjet.

Ndërkohë sipas informacionit të deritanishëm nga IGJEUM, thuhet se dy lëkundjet janë ndjerë edhe në Kukës.

"Nuk raportohen dëme nga shtabet e Emergjencave Civile në këto dy bashki", – tha Ministria e Mbrojtjes.

Të tilla tërmete konsiderohen normale.

Një tërmet edhe më i fortë që ra sot, 5.8 ballë, u rregjistrua pak minuta më parë në Kinë. Nga tërmeti i fundit në shtetin e madh kinez janë ndierë lëkundje të forta, por nuk ka të dhëna për dëme materiale./NOA.al

Loading...
Loading...