Transmetuar më 17-01-2020, 20:19

Identifikohet personi që sot në Kamëz, u dhunua dhe u mor peng, në mes të ditës.

Personi që është marrë peng gjatë ditës së sotme raportohet se është shtetasi Jak Prenga.

Dy persona të maskuar e kanë futur atë në makinë pas rrëmbimit dhe janë larguar.

Policia nuk ka ende asnjë gjurmë të pengmarrësve të tij, ngjarje që ndodhi në rrugën “London” të Kamzës.

Burime zyrtare bënë me dije se konflikti mund të ketë ndodhur për shkak të një makine.

Pas debatit ata kanë e kanë marrë atë në makinë duke u larguar në drejtim të Fushë-Krujës./NOA.al