Xhevdet Ferri, me rolet e tij të shumta në film dhe teatër, ishte një aktori i përmasave kombëtare.
Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, përmes një mesazhi ngushëllimi për familjen dhe të afërmit e tij, shprehu dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta të aktorit të madh shqiptar, duke u shorehur se me rolet e tij të pavdekshme, ai iku nga kjo botë, duke na lënë disa porosi.
Mesazhi i plotë i Albin KIurtit:
"Mora vesh se sot paska vdekur aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri. Në moshën 59 vjeçare, prej një sëmundjeje të rëndë. Fytyra e tij, fuqia shprehëse e mimika përcillte bashkë me guximin e paepur edhe një lloj melankolie, përballë situatave shoqërore të cilat duken si të pandryshueshme. Kështu në filmin “Vitet e pritjes”, ku luan rolin e mërgimtarit të kthyer pas shumë vitesh në atdhe, ku fatkeqësisht pritet si i huaj, dhe e gjen vendin pa përparim, me të njëjtat probleme të kahershme".
"Por mbase më mbresëlënës është filmi “Përrallë nga e kaluara”, ku Xhevdet Ferri luan rolin e trimit. Edhe ai film, krijuar mbi veprën e shkruar para më se një shekulli prej Çajupit, rrëfen fatalitetin e shoqërisë të marrë peng prej një mentaliteti të vjetër, që i ka ikur koha. Duket sikur ky mentalitet i vjetëruar vijon ta përndjekë shoqërinë shqiptare. E megjithatë, guximi i Marigosë dhe i trimit mbeten porosia për ne, sepse shoqëria duhet të përparojë e Gjini duhet të rritet".
"U prehsh në paqe Xhevdet Ferri, ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe publikut të kinemasë. Mbetesh i paharrueshëm në kujtesën tonë të përbashkët."
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd