Sajmir Çili bashkë me vajzën e tij Isea folën se si është të jesh babë e bijë artistë brenda një familje, por edhe ish bashkëshortja e Sajmirit, Suela Kalaja vjen nga e njëjta fushë e artit.
Pikërisht për këtë e ka pyetur moderatorja e njohur e ‘Soiree’ këtë të mërkurë, se çfarë të mirash apo dhe çfarë të këqijash ka që të tre vijnë nga fusha e artit.
“Duke qenë në një familje, duke qenë të dy kantautorë dikur, kompozitorë, unë edhe orkestrues, dilema më e madhë për t’u zënë kanë qenë tekstet e këngëve.
Me Suelën jemi zënë gjithë kohës vetëm për tekstet. E bukura e profesionit është që jemi brenda shtëpisë, çdo gjë e bën bashkë”, është shprehur Sajmir Çili.
Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk dëshironte që vajza e tij, Isea të merrej me muzikë, për vetë faktin se ky terren sipas tij është i vështirë dhe shumë shpejt mund të dalësh nga moda.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd