Një në gjashtë gra që humbasin një foshnje në shtatzëninë e hershme përjetojnë simptoma afatgjata të stresit post-traumatik, sugjeron një studim në Mbretërinë e Bashkuar.
Gratë kanë nevojë për kujdes më të ndjeshëm dhe specifik pas një aborti ose shtatëzanie, thonë studiuesit.
Toni Edvard-Beighton, 36 vjeçe, tregon se ndjente sikur po humbiste mendjen pas një aborti në vitin 2016. "Ndjeva se pikëllimi im ishte i gabuar sepse nuk ishte një fëmijë i vërtetë, por unë isha në shok të plotë," tha ajo.
Faktet në lidhje me humbjen e fëmijës
Një në katër shtatzëni mbaron në abort në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ndodh diku në javën e 12-të. Çdo vit janë raportuar 250,000 aborte dhe 10,000 shtatzëni ektopike.
Aborti është humbja e një shtatzënie gjatë 23 javëve të para.
Një shtatzëni ektopike është ajo që zhvillohet jashtë mitrës, ose në brendësi të mitrës. /a.m/noa.al