Transmetuar më 14-01-2020, 10:06
Foto ilustruese

Një person është vënë në prangat e policisë, i kapur me lëndë narkotike dhe armë në banesë.

Gjatë kësaj të hëne u bë arrestimi i Neso Selmanaj, 66 vjeç, banues në fshatin Romës, Selenicë.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, specialistët e narkotikëve kanë gjetur të fshehur

2.3 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu iu gjet edhe një armë gjahu pa lejen e organeve kompetente. /a.y/noa.al