E bujshme! Arrihet marrëveshja, Rei Manaj pret firmën me Barcelonën
Transmetuar më 13-01-2020, 23:16

Rei Manaj po kalon orët e tij të fundit në Albacete.

Sulmuesi shqiptar i Albacete Balompié Rei Manaj për Krishtlindje u përfol mbi një interes të mundshëm nga ana e FC Barcelona.

Mediat katalanase theksojnë se interesi është shumë real dhe madje negociatat po mbyllen, në pritje të zgjidhjes së disa detajeve.

Manaj nuk do ta bashkohet me ekipin e parë të Barcelonës, ku luan Messi me shokë, por te skuadra B, që gjithsesi i jep atij shansin e artë për të qenë në të ardhmen pjesë e një prej skuadrave më të mira në botë.

Versionet e ndryshme të mediave duket se janë të ndryshme, megjithëse sulmuesi shqiptar do të lërë Albacete, për një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas Mundo Deportivo, shqiptari pritet të firmosë këtë javë ose me fillimin e një tjetër.

Për më tepër, trajneri i ekipit të dytë të Barcelonës, García Pimienta foli për interesin e Barçës për të fituar shërbimet e Manaj, duke thënë se ai plotëson ‘profilin’ e lojtarit që kërkohet.

Albacete është duke pritur që ajo të bëhet zyrtare. Sulmuesi nuk u hodh në fushë në ndeshjen e fundit me shokët e tjerë të ekipit, për këtë arsye.

Trajneri i Albacete, Víctor Varela, foli gjithashtu mbi mundësinë e largimit të sulmuesit kuqezi drejt Barcelonës.

Loading...
Loading...