Ulje shumë të mëdha gabimisht: “Televizor 30 euro në vend të 439”. Klientët turren në dyqan, ndërhyn policia
Transmetuar më 13-01-2020, 12:52

Ulje shumë të mëdha gabimisht, klientët turren për të blerë, por ndërhyn policia për të parandaluar një kaos të vërtetë në hipermarketin ‘Casinò’ të Montpellier, në Francë.

Gabimisht disa artikuj ishin ekzpozuar për publikun me një çmim ku mungonte njëra zero.

Për shembull për një televizor që kushtonte 439.99 euro, ulja shkonte 300 euro por në promocion ishte shënuar 30 euro.

Kështu klientët u turrën gjatë kësaj të enjteje në dyqan, ku për të mbajtur situatën nën kontroll u desh ndërhyrja e policisë,

e cila parandaloi një përplasje të vërtetë mes klientëve të "tërbuar" pas çmimeve. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...