Transmetuar më 13-01-2020, 08:00

Në vitin 2017 këngëtarja Lady Gaga u detyrua që të shkëputet për një periudhë nga skena për shkak të një fibromalie, një lloj reumatizme, e cila shkakton dhimbje të padurueshme muskulore.

E njëjta sëmundje u manifestua edhe tek Madonna gjatë turneut të saj gjatë vitit 2018.

Në vitin 2018 nëpërmjet një letre këngëtarja Avril Lavigne, zbuloi se ishte prekur nga sëmundja e Lyme. Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial i cili manifestohet me njolla të kuqe dhe që mund të çojë në probleme të rënda mendore dhe fizike, nëse nuk trajtohet qysh në fillesa.

Në shtator të vitit 2017, këngëtarja Selena Gomez tregoi publikisht se i ishte nënshtruar transplantit të veshkës për shkak të një sëmundje autoimune, e njohur si Lupus, e cila shkakton dëmtimin e organeve.

Mariah Carey pranoi për revistën ‘People’ se vuan prej thuajse 20 vitesh nga sëmundja e bipolarizmit, e llojit II. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd