Transmetuar më 12-01-2020, 23:39

Pas flakëve që përfshinë për ditë të tëra Australianë, raportohet se veç viktimave në njerëz, pati edhe me miliona kafshë të ngordhura nëpër pyje.

Pasi flakët janë vënë nën kontroll, shumë kafshë të mbijetuara kanë mbetur pa ushqim.

Një numër i madh aeroplanësh janë duke u përdorur në operacionin për të ushqyer kafshët që kanë mbijetuar nga zjarret e mëdha që kanë rënë në Australi për tre muaj.

Qeveria e Uellsit të Ri Jugor nisi një operacion Rock Ëallaby një javë më parë dhe tha se 2,200 kilogramë karota të freskëta janë hedhur nga aeroplani deri më tani.

Ministri i Mjedisit, Matt Kean tha se shumë kafshë ishin në gjendje të shpëtonin nga zjarret dhe rreziqet, por tani janë jashtë shtëpive të tyre dhe në zona të panjohura, ku nuk kanë qasje me ushqimet.

“Përveç hedhjes së ushqimit, ne vendosëm gjithashtu kamera dhe kontrollojmë zonat ku bie ushqimi për të parë se sa kafshë po e hanë atë dhe sa kanë mbijetuar,” tha Kean.

Në botën e zhvilluar kujdesen edhe për kafshët./NOA.al