Dëbora mbulon malet, turistët argëtohen në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” (FOTO)
Transmetuar më 12-01-2020, 21:16

Temperaturat e ulëta që kanë mbizotëruar këto ditë, janë shoqëruar edhe me reshje dëbore në zonat malore.

Çdo stinë ka të veçantat e saj në Parkun Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë".

Dimri me bardhësinë e dëborës ka sjellë vizitorë, të cilët janë argëtuar sot në Fushë Studë, një ndër stacionet më atraktive të kësaj zone.

Administrata e Zonave te Mbrojtura Elbasan ka ndarë edhe foto nga dëbora që ka mbuluar Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”.

Gjatë stinës së verës, kjo zonë është edhe më e vizituar nga turistët.

/NOA.al

Loading...
Loading...