Transmetuar më 12-01-2020, 08:16

Kjo e diel ka nisur tragjikisht në Tiranë, pasi qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, një person i ka dhënë fund jetës.

Bëhet fjalë për një djalë të ri i cili është hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte në Rrugën e Kavajës.

Noa.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes dhe raporton se akti i rëndë është kryer nga i riu, A. Sh., 35 vjeç, në pallatin e njohur si “100 Vitrinat”, pallati që shikoni në fotografi.

Ishin banorë të zonës ata që lajmëruan policinë dhe ambulancën sapo pikasën trupin e pajetë në trotuar, por për të riun nuk kishte më shpresë.

Si pasojë e hedhjes nga lartësia e madhe dhe përplasjes me asfaltin, i riu gjeti vdekjen e menjëhershme. /a.y/noa.al