Transmetuar më 09-01-2020, 09:19

Dalin pamjet e v vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës, në orën 10:55 minuta në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Siç shihet në pamje, biznesmeni 47-vjeçar zbret nga një makinë tip ‘Mercedes Benz’, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi nis të puthë dhe të përgëzojë fëmijën.

Në këtë moment, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallat.

Në këtë kat, në banesën e Armando Gjinit, i njohur si Ushtari i Met Kananit, ndodhej vrasësi gjakftohtë.

I maskuar si grua, me paruke dhe fustan, ai e vëzhgoi për gati 5 orë lokal ‘Mirdita’ që shihni në këto pamje të publikuara nga ‘dosja’, në pronësi të biznesmenit, për të gjetur momentin e duhur për t’a vrarë.

47-vjeçari u ekzekutua të martën para lokalit të tij në Rrëshen, teksa disa orë më vonë pranë një pallati në afërsi të skenës së krimit u gjet një snajper. Viktima rezulton person me precedentë penalë në trafikun e drogës, ndërsa në vitin 2017 në Itali, i kanë vrarë vëllanë dhe pak kohë më vonë iu hoq licenca e televizionit.

Gaspër Reçi 43 vjeç, u ekzekutua me katër plumba pas shpine, në Romë të Italisë. 43-vjeçari, u vra me armë zjarri, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Dyshohet se vrasja e Kastriot Reçit ka të bëjë me përplasje mes dy bandave, sa i takon territoreve të drogës. Kjo pasi në në nëntor të vitit 2016 i është gjetur një magazinë me drogë.

Magazina në fjalë u zbulua gjatë një aksioni të policisë, brenda së cilës kishte 3 ton drogë.

Gjatë këtij aksioni u arrestuan 22 persona, ndërsa Kastriot Reçi, asokohe u shpall në kërkim, por më tej duket se i zgjidhi problemet me drejtësinë.