



Kastriot Reçi, 47-vjeçari i ekzekutuar para lokalit të tij në Rrëshen, rezulton të jetë i afërmi i të dashurës së ndjerë të djalit të Kryeministrit Edi Rama, Gregut, Kristi Reçi.
Kjo pasi viktima, i cili njihej si pronari i televizionit “Media plus-tv” në Lezhë, rezultonte kushëri me babanë e Kristit, Eduart Reçin, biznesmenin i cili bashkë me familjen gjeti vdekjen nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, si pasojë e shembjes së pallatit gjashtë katësh ku jetonte.
Në 28 nëntor, Kastrioti kishte shkruar për kushëririn e tij Eduartin, “Lamtumirë Kampion! Familja që ju krijuat ishte dhe do të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne”.
Nga tërmeti tragjik gjetën vdekjen nën rrënoja Eduard Reçi, 54 vjeç, Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, e cila u tha se ishte e dashura e Greg Ramës dhe vëllai i saj Klaus Reçi, 21 vjeç.
Ndërkohë viktima e ditës së sotme rezulton person me precedentë penalë në trafikun e drogës, ndërsa në vitin 2017 në Itali, i kanë vrarë vëllanë.
Gaspër Reçi 43 vjeç, u ekzekutua me katër plumba në Romë të Italisë. 43-vjeçari, u vra me armë zjarri, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata.
Shqiptari ishte duke ecur në rrugë kur u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ju afrua, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dyshohet se vrasja e sotme ka të bëjë me përplasje mes dy bandave, sa i takon territoreve të drogës. /a.y/noa.al
Si u ekzekutua pronari i televizionit në Rrëshen, tre vite më parë i vranë vëllanë
Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet pronari i një televizioni lokal
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





