
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vizituan sot familjen e Estref Shkallës me gjashtë anëtarë, të cilët do të presin Vitin e Ri në një çadër.
Tërmeti i 26 nëntorit i la pa shtëpi, prandaj u strehuan përkohësisht në çadrën e ngritur në pronën e tyre.
Mbrëmjen e sotme u vizituan nga kryeministri dhe krybashkiaku që i uruan për Vitin e Ri duke i premtuar se brenda marsit do të rindërtohet shtëpia.
“Me siguri që do t’i rregullojmë të gjithë brenda vitit tjetër, ky është qëllimi. Kush është në çadër është prioriteti i parë, pastaj ata me qira. Ne kemi bërë një pjesë të madhe të planeve tani do të fillojmë. Shtëpinë tënde do ta bëjmë shpejt shumë, se shkova e pashë, edhe themelet ishin bërë. Nga marsi shtëpia do të jetë gati, por derisa të përfundojë shtëpia do të kalojnë në një shtëpi provizore.
Shtëpitë do të bëhen shpejt se do të bëhen me materiale të forta parafabrikate, dhe ato bëhen më shpejt, nuk kanë taksirate temperature, llaçi, janë ekologjike, antisizmike, edhe mobilimin bazë do jua bëjmë ne” deklaroi kryeministri Rama./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





