Transmetuar më 31-12-2019, 19:16
Foto ilustruese

Pasditen e sotme, u regjistrua një konflikt me pasojë plagosjen në Sukth.

Dy persona, Rrapo Osmani, kryetar i njësisë administrative Sukth dhe nipi i tij K.Osmani, u plagosën me thikë dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Policia ushtroi menjëherë kontrolle në disa banesa dhe ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes.

Grupi hetimor i ngritur nga policia e Durrësit, ka shoqëruar autorin e dyshuar Algert Meta që akuzohet se nxiti konfliktin.

Policia tha se Algert Meta, 36 vjeç, ësbtë banues në Sukth dhe shtoi:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sukth,më datë 31.12.2019, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., dhe K.O., strukturat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës, menjëherë ngritën pika kontrolli, dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes, si dhe u bashkëpunua edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Durrës  nën drejtimin e Prokurorisë përdori metoda speciale të hetimit, dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera dhe punës së mirë oganizuar, u bë e mundur që shtetasi A.M., 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. 

Dyshimet e para thonë që konflikti nisi kur kreu i njësisë administrative i kërkoi Algertit që punon si tregtar ambulant, i kërkoi të largonte mallin nga trotuarri.

Besohet se këtu ka nisur një konflikt mes Rrapo Osmanit dhe Algert Metës, tregtar ambulant. Kreu i njësisë i ka kërkuar që të largojë mallin, shiste fruta-perime në një prej trotuareve të rrugëve në Sukth.Aty ka nisur konflikti. Fillimisht janë përleshur në trotuar ku kishte tezgat dhe më pas konflikti është spostuar pranë banesës së Rrapo Osmanit. Meta e ka pritur Osmanin të dilte nga banesa për tu sqaruar. Në debat e sipër Meta e ka qëlluar Osmanin me thikë. Menjëherë ka ndërhyrë nipi i Osmanit, të cilin e ka qëlluar edhe atë.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën./

I dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd