Me përshesh ose qull me arra, si gatuhet gjeli i detit në zona të ndryshme të Shqipërisë
Transmetuar më 31-12-2019, 18:41

Në tavolinat festive për ndërrimin e Vitit të Ri nuk mungon gjeli i detit, por ka mënyra të ndryshme për ta gatuar.

Një nga mënyrat më të njohura është gjeli i detit me përshesh, i cili gatuhet kryesisht në zonën e Myzeqesë, Vlorës dhe Beratit.

Ndërsa nga Elbasani në drejtim të verilindjes, gjeli i detit shoqërohet me qull me arra për tu konsumuar gjatë ndërrimit të viteve.

Një tjetër traditë shqiptare është gatimi i byrekut me një lek brenda. Kujt i bie leku është personi që do ketë më shumë fat në vitin që vjen.

Ndërsa ëmbëlsira tipike e Vitit të Ri është pa dyshim bakllavaja dhe nuk ka as kadaif e asnjë lloj ëmbëlsire tjetër që mund t’ia zërë vendin. Bakllavaja përgatitet shumë ditë para dhe qerasen të gjithë mysafirët që vijnë në shtëpi./a.m/noa.al/