Transmetuar më 31-12-2019, 17:54

Vazhdojnë kërkimet për Gëzim Saraçin, 50 vjeç, i cili hodhi një granatë dore në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes.

Si pasojë, mbetën të plagosur kryetari i bashkisë dhe sekretarja, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Policisë së Lushnjes dhe DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit.

Menjëherë pas ngjarjes, autori ia mbathi dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.

Me qëllim kapjen e tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe ka vënë në dispozicion 1 milionë lekë të reja për çdo informacion që sjell kapjen e autorit.

‘Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje’, njofton policia. /a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd