Plas bombula e gazit, shtëpia shpërthen në flakë me dy të moshuar brenda
Transmetuar më 31-12-2019, 14:25

Një banesë është përfshirë nga flakët në Allias pas shpërthimit të një bombole gazi.

Dy të moshuarit që ndodheshin në banesë, shtetasit B. H., 80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe, u nxorën jashtë nga zjarrfikësja dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:09 ndërsa nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të bombolës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/