Transmetuar më 31-12-2019, 12:32

Trajnerja personale, Ashley Joi, që punon për programin e personalizuar digjital të shëndetit dhe fitnesit të Chris Hemsëorth, ka dalë me një plan të thjeshtë që të gjithë mund ta provojnë në shtëpi.

Festat e fundvitit është një kohë për ushqime kalorifike dhe ngacmim në neps, dhe me gjithë gëzimin që na pushton është e vështirë t’i shpëtosh tundimit.

Atëherë, si synoni të qëndroni në formë dhe të futeni në atë fustan festash të ndritshëm me gjithë këtë tundim?

Ky është programi që Ashley prezanton me të gjithë ne i praktikueshëm me lehtësi në ambientet e shtëpisë.

Mbledhje trupi me pesha dhe qëndrimi kështu për disa sekonda

Push up me kërcim disa minuta

Dërrasë e tërthortë. Një herë dora e majtë, një herë e djathta

Plyo spider-Qëndroni në këtë pozicion për disa moment me secilën prej këmbëve

Push-up me shtangë dore

Lëkundje e sipërme të belit- Njëherë bëni para njëherë pas.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd