
Ermal Mamaqi ka reaguar për herë të fundit rreth deklaratës së aktorit Bes Kallaku që bëri shumë jehonë në portale. Në një postim të gjatë në Facebook Ermal Mamaqi shkruan se kërkon ta mbyllë këtë lojë që po i sjell trishtim të dy palëve.
Mamaqi sqaroi se Besi e kishte njoftuar për batutën e thënë në ‘Shiko Kush Luan’ në Top Channel por jo taman siç ishte komenti ironik.Do ishte mirë t’i sqaroje gjërat por nuk e bëre dhe tani po e bëj unë rreth lajmeve ‘Besi sulmon Ermalin’. “Të kam mbështetur dhe do vazhdoj të të mbështes gjithmonë si mik i vjetër për punën tënde”,- shkruan ndër të tjera në postim Mamaqi.
“Sot e pashë që edhe Besi e ka dhënë një përgjigje (tull ngjum dje) dhe më vjen keq që u bë kaq e madhe. Bes mund të ta çoja dhe në mesazh këtë postim por besoj që kjo është mënyra më e mirë për ti mbyll kto biseda dhe përgjigje edhe për njerëzit që komentojnë. Po të sqaroj mik. E vërtetë që më njoftove për diçka të tillë por jo tamam siç ishte komenti ironik për Filmin, për shitjet, për Kanën e Kamzën dhe mbi të gjitha nuk më the asgjë për Encën.
Nëse ka qenë diçka e pamenduar ose e nxitur nga moderatorët (që atë punë kanë), mund ta kishe hequr në montazh meqë kjo është xhiruar para 2 javësh (të gjithë e dimë si bëhet). Dhe mbasi doli emisioni në Tv dhe mbasi të gjithë mediat e interpetuan në një mënyrë të kundërt ke dashur të transmetosh, prisja që ti të bëje një sqarim dhe të mos i lije njerëzit të përforconin diçka që nuk ishte e qëllimshme.
Postove mesazhet me Encën… Kur kërkon ndjesë dmth që ke bërë diçka jokorrekte. Dhe mendoj që ndjesa për ENCËN duhet të ishte publike ashtu si ishte emisioni i Luanës dhe jo private e mbas reagimit të saj. Do ishte mirë të flisje ti dhe ti sqaroje gjërat por meqë nuk e bëre, unë smund të rrija pa folur mbas gjithë lajmeve “Besi sulmon Ermalin”. Nuk të thashë asgjë të keqe, vetëm sqarove atë që ti ndoshta nuk ke dashur të thuash. Që biznesi nuk është gjë e keqe. Se edhe ti nuk e dhe për bamirësi filmin, dmth ke bërë biznes.
Jam në bordin e Fundjavë Ndryshe që në ditën e parë të themelimit të saj dhe jam pjesë e ndihmave të vazhdueshme për familjet në nevojë që para 6 viteve dhe pa pasur tërmete. Po kjo nuk ka lidhje me këtë bisedë… Uroj të mos vazhojmë më me këtë loje që na sjell trishtim… se lam nom, u bom si rrepista ose parti politike 😀 Mua më erdhi keq njësoj dhe aq shumë sa do të të vinte ty nëse unë do bëja të njëjtën gjë për një punë tënden ose ndonjë aktore të filmit tënd.
Unë prisja nga ty mbështetje dhe fjalë të mira. Ne duhet ta mbështesim njeri tjetrin dhe ta mbrojmë nga “Profesionistët ziliqarë” që bëjnë filma që i shohin vetëm vetë dhe na sulmojnë me argumentin se ne nuk bëjmë Art, Komedi por bëjmë Biznes. Sepse ti po bën atë që bëj dhe unë, Filmin e Pavarur. Atë që i duhet publikut të Kinemasë Shqiptare. Sa erdha nga Amerika, puna e parë shkova pashë filmin tënd. Të kam mbështetur me shpërndarje traileri, posteri dhe shumë lajme në Xing.al
Do vazhdoj të të mbështes gjithmonë si mik i vjetër për punën tënde. Ke një zemër të mirë dhe mendje të bukur prandaj mos e prish me momente dobësie ose batuta të momentit. Vlerësoj dhe kënaqem për çdo arritjen tënde profesionale dhe familjare. Uroj sukses dhe Bekime Familjarisht”, shkruan Ermali.