Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, shqiptarët kthehen në atdhe për festa
Transmetuar më 31-12-2019, 10:06

Përgjatë 24 orëve të fundit pikat kufitare në Kapshticë dhe në Kakavijë janë përballur me fluks të lartë udhëtarësh.

Ata kanë udhëtuar nga vendet e tjera drejt Shqipërisë për të kular festa së bashku me familjet e tyre.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme në pikën  kufitare të Kapshticës  kanë hyrë 4049 shtetas, ndërsa kanë dalë 3715 të tjerë.

Aktualisht në pikën kufirtare në Kapshticë po punohet me 4 sportele, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata./b.l/noa.al/