
Punëtori shqiptar fton prostitutat rumune për një natë romantike, por pas pagesës së majme shpërthen sherri. Ndërhyn edhe policia
Një shqiptar kishte vendosur të kalonte një natë me dy prostituta rumune, por e gjithë historia u mbyll me sherr.
Siç raportohet nga media italiane, një punëtor 31 vjeç me origjinë shqiptare, me banim në Cattolica dyshohet se “punësoi” dy vajza rumune, duke rënë dakord të paguante 350 euro për të kaluar natën me ta.
Pasi arritën në shtëpinë e 31-vjeçarit, diçka nuk shkoi mirë, ndoshta për shkak të të afërmve të burrit në dhomën tjetër. Vajzat nuk u ndjenë rehat, duke vendosur ndërprerjen e “kontratës”, çka solli edhe zemërimin e shqiptarit, i cili kërkoi paratë mbrapsht.
Por vajzat kanë refuzuar në mënyrë të vendosur.
Më pas konflikti degjeneroi në sherr, çka detyroi njërën nga prostitutat të thërriste policinë.
Forcat e policisë ndërhynë menjëherë dhe i gjetën vajzat në rrugë, të cilat thanë se ishin rrahur dhe ofenduar nga 31-vjeçari, ndaj të cilit u ngrit edhe një ankesë për lëndimin e tyre./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





