Transmetuar më 30-12-2019, 21:25

Venetik Kume është babai i dy fëmijëve  u mbyt sot në liqenin e Banjës, në Gramsh.

Polumbarët, të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA, policia dhe zjarrfikësit e nxorën 40-vjeçarin pas disa orësh kërkime.

Sipas dëshmive Kume ka qenë duke peshkuar, kur ka rënë në liqen dhe është mbytur, ndërsa vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Gramsh/ Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh./NOA.al