Transmetuar më 30-12-2019, 19:50

Autoritetet britanike kanë identifikuar dy shqiptarët e gjetur të vdekur në Londër më 19 dhe 20 dhjetor. Bëhet me dije se ata janë 30-vjeçari shqiptar, Arbër Fesko, dhe 31-vjeçari kosovar, Shkëlqim Paja.

Policia britanike zbuloi identitetin e dy shqiptarëve që mbetën të vrarë në dy krime të ndryshme, rreth 8 km larg njëri-tjetrit.

“Metro.co” shkruan se trupi i pajetë Feskos, 30 vjeç, u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park më 19 dhjetor, ndërsa kishte ndërruar jetë pas një goditje me thikë.

Pak orë më vonë, u gjet trupi i shqiptarit tjetër, 31-vjeçarit Paja, me origjinë nga Kosova. Ky i fundit u gjet në Hertfordshire, më 20 dhjetor, i vrarë dhe ai me një thikë në gjoks.

Ndërkohë, për këto ngjarje u arrestuan dy persona, ndërsa familjet e viktimave u njoftuan pak orë me vonë pasi u zbuluan vrasjet.

B., Berisha, 42 vjeç, dhe K., Tuwisana, 31 vjeç, dyshohen si autorë të vrasjeve. Scotland Yard ka njoftuar se po zhvillon hetime komplekse mbi ngjarjen, pa dhënë më shumë detaje./b.l/noa.al/